4.3 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeItalia e kënaqur me vendimin e Qeverisë për lejimin e mallrave serbe:...

Italia e kënaqur me vendimin e Qeverisë për lejimin e mallrave serbe: Një hap më afër integrimit europian inkurajuar nga Plani i Rritjes

Ambasada e Italisë në Kosovë ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalesës së mallrave serbe në pikën kufitare të Merdares.

Ajo tha se kjo lëvizje është kyçe për integrimin rajonal si dhe një hap më afër integrimit europian e inkurajuar nga Plani i Rritjes.

“Italia është e kënaqur të shohë Qeverinë e Kosovës të hapë pikën kufitare të Merdares për mallrat nga Serbia. Është një lëvizje kyçe për integrimin rajonal shikuar nga Procesi i Berlinit dhe një hap më afër integrimit europian i inkurajuar nga Plani i Rritjes. Një qasje multilaterale për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve shpërblehet!”, ka shkruar ambasada.

Këtë vendim të Qeverisë e ka mirëpritur Gjermania, SHBA, BE, Franca e Italia./Express/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments