-1.1 C
Tetovo
E diel, 22 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeMaska kundragaz, autobotë me ujë dhe mbi 1500 efektivë në gatishmëri/ Ja...

Maska kundragaz, autobotë me ujë dhe mbi 1500 efektivë në gatishmëri/ Ja masat e policisë për protestën

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me masat e policisë, për protestën e thirrur nga opozita pasditen e sotme.

Mësohet se do të jenë 1500 forca policie të angazhuara në terren për rendin dhe sigurinë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, RENEA dhe “Shqiponjat”, të cilat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës.  Po ashtu edhe Garda e Republikës do të jetë e gjitha në gatishmëri për të kryer detyrën në ruajtjen e institucioneve.

Ndërkohë në protestë të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me maska kundragaz, teksa pritet që të jenë edhe 5 autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh.

Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës. Dyert e kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike. Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë.

Mbrëmjen e djeshme Policia e Tiranës është thirrur për takim nga drejtori i përgjithshëm për protestën. Në mbledhje kanë qenë të gjithë shefat e komisariateve të Tiranës. Kryepolici Ilir Proda ka dhënë porositë lidhur me detyrat e policisë për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments