10 C
Tetovo
E hënë, 7 Tetor, 2024
BallinaLajmeProtesta e opozitës pa fjalime, Berisha: Nesër nis mosbindja civile pa kthim...

Protesta e opozitës pa fjalime, Berisha: Nesër nis mosbindja civile pa kthim deri në krijimin e qeverisë teknike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për shtyp foli për protestën e opozitës që do të zhvillohet nesër, më datë 07 tetor, në orën 18:00.

Berisha zbuloi detaje nga protesta e së nesërmes, ndërsa theksoi se ‘nesër fillon mosbindja civile, pa kthim, deri në vendosjen e qeverisë teknike.’

Ndër të tjera kryedemokrati u shpreh se opozita ka marrë vendimin për ti dal zot fatit të Shqipërisë.

“Rreth dhe 24 orë na ndajnë, nga dita e madhe e 7 tetorit. Në këto orë të fundit, dëshiroj të ju adresoj këtë mesazh. Nesër në Shqipëri, fillon mosbindja civile, pa kthim, deri në vendosjen e qeverisë teknike.”, tha Berisha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments