Drejtoria për të ardhura publike është në korelacion m Ministrinë e Financave për projektin e paralajmëruar për ulje të tatimeve, të cilin e paralajmëroi kryeministri Hristian Mickoski.
Drejtoresha e Drejtorisë për të ardhura publike, Elena Petrova, e cila sot iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve nëse janë përfshirë në këto projektime, theksoi se Ministria e Financave është organ i cili i krijon politikat tatimore dhe prej saj i presin hollësitë, të cilat më pas duhet të implementohen praktikisht nga ana e DAP-it.
“Do të thotë në pikëpamje të adaptimit të paraqitjeve tatimore dhe sistemeve përmes të cilave obliguesit tatimorë do t’i përmbushin obligimet tatimore”, tha Petrova.
Sa i përket çështjes për gjendjen me kthimin e TVSH-së, Petrova theksoi se çdo javë ka pagesa për kthim të TVSH-së, por po bëhen edhe analiza më të hollësishme, në të cilat janë prëfshirë edhe niveli i veprimtarisë, si dhe niveli i obliguesit tatimor, e tëra me qëllim, siç tha Petrova, të sigurohen se janë parandaluar të gjitha rreziqet, të cilat mund të paraqiten lidhur me kthimin e TVSH-së dhe pompimin e mjeteve buxhetore.
“Në këtë moment akoma po përballemi me ato kërkesa të mbetura të pamiratuara për TVSH nga pesë vitet e kaluara, të cilat ishin 1,7 miliardë denarë apo rreth një e treta e kthimit të përgjithshëm të TVSH-së, të cilën tani e kemi në proces të përpunimit, miratimit dhe realizimit. Do të thotë, paralelisht me atë mbetje nga struktura udhëheqëse e kaluar, ngecë edhe kthimi i pamiratuar i TVSH-së, arrijnë edhe TVSH-të e reja”, thotë Petrova, e cila mori pjesë në debatin e sotëm në “Tekstiliada 8” në Shtip.