Një javë më parë kryetari i FFM-së, Muhamed Sejdini ishte pre e sulmit fizik në njërin nga restorantet më të mëdha në Shkup, transmeton TV21.
UEFA sot i doli në mbrojtje, ndërkaq kërkoi edhe hetim të shpejtë dhe të plotë. Kërkoi që FFM të jetë e lirë dhe të mos bie pre e ndërhyrjeve, por paralajmëroi se do të dërgojë edhe delegacion për të mbikëqyrur procesin.
Por, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski doli me një deklaratë krejtësisht tjetër.
Ai tha se rasti i Sejdinit është ndryshe nga teza që plasohet në publik.
“Në lidhje me këtë rast, nuk do të zbuloj detaje dhe frikësohem se nuk është ajo tezë që dëshirojnë ta plasojë në publik, por është krejtësisht tjetër. Nuk do të doja të deklarohem në këtë moment në interes të hetimit. Koha do të tregojë se pse jam i përmbajtur në dhënien e deklaratave të këtilla nga ana e Sejdinit”, tha Toshkovski.