14.1 C
Tetovo
E shtunë, 5 Tetor, 2024
BallinaLajmeSi do të ulet numri i të burgosurve? Për momentin janë 2000...

Si do të ulet numri i të burgosurve? Për momentin janë 2000 persona nëpër burgje, edhe aq po presin

Nuk ka nevojë për sjelljen e Ligjit për amnisti vetëm me një qëllim të vetëm, të ulet mbingarkesa e burgjeve, por duhet zbatim më i madh i lirimit me kusht me mbikëqyrje të mbrojtur. Këtë e deklaroi gjykatësja nga gjykata penale, Dijana Kocevska, para fillimit të punëtorisë të titulluar “Sfida për uljen e mbingarkesës së burgjeve”. Drejtori i Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve, Aleksandar Pandov, thotë se ulja e numrit të të burgosurve duhet të analizohet edhe nga aspekti financiar, për shkak se për momentin një i burgosur në nivel vjetor shtetit i kushton rreth 10.000 euro.

“Një i burgosur në Maqedoni tani na kushton, pak a shumë, varësisht nga burgu, na kushton rreth 2000 denarë, ose 35 euro. Kjo është rreth 10 mijë euro në vit, një i burgosur i kushton shtetit. Sigurisht, nëse do të shqiptoheshin pezullime me kusht… Do të flasim edhe për veglat, kemi 10 vite që presim që të funksionojnë, jam optimist që, nëse jo deri në fund të vitit, në fillim të vitit të ardhshëm do të vihen në funksion, nëse shqiptohen dënime të tilla, për të vuajtur dënimin në shtëpi”, tha Aleksandar Pandov, drejtor i Drejtorisë për Zbatim të Sanksioneve.

“Nuk ka nevojë që të sillet një ligj për amnisti me të vetmin qëllim që të ulet mbingarkesa në burgjet, për shkak se disa ligjet që u miratuan për amnisti nuk e arritën qëllimin, në atë drejtim se ndoshta vetëm për momentin ulet mbingarkesa në burgjet, pastaj për një kohë të shkurtër përsëri kemi mbingarkesë në burgjet”, tha Dijana Kocevska, gjykatëse në Gjykatën Penale, transmeton TV21.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments