Lideri i Lidhjes Socialdemokrate në Maqedoni, Venko Filipçe në ClickPlus ka dërguar kritika deri te koalicioni shqiptar në Qeveri – VLEN sa i takon procesit të ndryshimeve kushtetuese.
Ai pyeti se pse VLEN-i ndryshoi qëndrimet paraprake për ndryshimet kushtetuese dhe a është sinjal kjo që është nën presion apo ka ndonjë këndvështrim tjetër, duke përmendur zgjedhjet lokale.
“Gazetari: Sa këto deklarata mund ta hamendësojnë kryeministrin Mickoski?
Do të shohim. Megjithatë, nuk e di se sa janë partnerë të cilëve mund t’u besohet sepse shpesh herë i kanë ndryshuar deklaratat dhe qëndrimet. Para se të hyjnë në Qeveri thanë se ndryshimet kushtetuese do të miratohen për periudhë prej 6 muajsh. Tani e ndryshuan deklaratën. Pse e ndryshuan? A janë nën presion apo kanë këndvështrime të tjera apo udhëhiqen nga ideja që ato duhet të bëhet pas zgjedhjeve lokale, që është ekskluzivisht interes partiak, e aspak shtetëror”, tha Filipçe.