4.1 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAktakuza e tetë e ngritur ndaj kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz...

Aktakuza e tetë e ngritur ndaj kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko

 Prokuroria Themelore Publike Strugë ka ngritur propozim aktakuzë kundër kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, për “punë të pandërgjegjshme në shërbim”, për, siç informojnë, shkelje të rregullave ligjore me rastin e emërimit të ushtruesit të detyrës – drejtor i shkollës fillore komunale në fshatin Radolishtë.

Siç kumtojnë nga PTHP-ja, i akuzuari “me vetëdije ka shkelur dispozitat ligjore pas emërimit të u.d drejtorin”.

“Edhe pse Ligji për arsimin bazë parashikon që ushtruesi i detyrës së drejtorit zgjedhet nga radhët e punonjësve të shkollës, të cilët i plotësojnë kushtet për drejtor, i akuzuari me datë 12.01.2022 ka caktuar një person që nuk i plotëson kushtet si ushtrues i funksionit të drejtorit të shkollës në Radolishtë, gjegjësisht nuk ka pasur përvojë pune së paku pesë vjet në punën edukativo-arsimore”, thuhet në kumtesën e PTHP-së.

Shtojnë se personi i përmendur ka kryer funksionin drejtor i shkollës në periudhën prej datës 12.01.2022 deri më 31.07.2023, periudhë gjatë së cilës i është paguar paga dhe kontributet si u.d drejtor, me çka i ka shkaktuar dëme shkollës.

Kjo është aktakuza e tetë ndaj kryetarit të komunës së Strugës. Krahas punës së pandërgjegjshme, ndaj tij ka edhe akuza për ndërtim pa leje, si dhe falsifikim të dokumenteve.

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko që nga viti i kaluar është në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments