4.1 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE:Ka kaluar 24 orë, LSDM ende nuk ju ka kërkuar falje qytetarëve...

VMRO-DPMNE:Ka kaluar 24 orë, LSDM ende nuk ju ka kërkuar falje qytetarëve që i ka quajtur “budalla”

Kanë kaluar 24 orë dhe LSDM ende nuk u ka kërkuar falje qytetarëve që i ka quajtur “budalla”. LSD me këmbëngulje vazhdon të poshtërojë qytetarët, thuhet në kumtesën e sotme të VMRO-DPMNE-së.

Nga atje thonë se është e qartë se LSDM-ja është e shqetësuar për sondazhin e fundit në të cilin partia e tyre është dobësuar edhe më shumë në krahasim me zgjedhjet, por kjo nuk është dhe nuk mund të jetë justifikim për ofendimin e qytetarëve”.

“LSD nuk duhet të shajë popullin, duhet ta marrë faktin që është penguar të vjedhin dhe prandaj janë më nervozë, si mësim, të reformohen dhe të pastrohen nga kriminelët dhe të mos ëndërrojnë të vazhdojnë të njëjtat rrugë ku u ndalën.

Presim ndjesë nga LSD për qytetarët dhe dënim nga të gjitha palët e interesuara në vend. Ky qëndrim i një partie politike që pretendon se është partia më e madhe opozitare nuk duhet të jetë praktikë”, shtojnë nga VMRO-DPMNE.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments