QKM Rajonale e Tetovës njoftoi se dje në numrin e vetëm të emergjencës 112 në ora 11:57 është marrë një telefonatë për një alpinist të moshuar (72 vjeç) i zhdukur në malin Shar në zonën e Lubotenit, pas së cilës është organizuar kërkimi që ka vazhduar edhe sot.nëmëngjes, deri kur zbardhi agimi.
Në kërkim u përfshinë renxher nga NP “Mali Shar ” së bashku me drejtorin e tyre, 12 specialistë të MPB-së, 5 policë nga SP Tearcë. NP “Mali Shar” mëngjesin e sotëm ka raportuar se sot në orën 07:30 gruaja është gjetur në zonën e “Ruzhen Kamen”, por pa shenja jete. Për nxjerrjen e viktimës nga terreni i vështirë dhe i paarritshëm ka ndërhyrë edhe alpinisti Nadir Murseli, i cili ndihmon në raste të tilla në Malin Sharr. Një ekip nga SPB Tetovë do të bëjë këqyrje të vendit, ndërsa është njoftuar edhe Prokurori Publik.