-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaIzraeli kishte informacione për vendëndodhjen e Nasrallahut, disa muaj para se të...

Izraeli kishte informacione për vendëndodhjen e Nasrallahut, disa muaj para se të fillonte sulmi

Izraeli kishte informacione për vendndodhjen për liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah muaj para se të fillonte sulmin që e vrau atë, kanë bërë të ditur për New York Times, tre zyrtarë të lartë të mbrojtjes izraelite.

Kreu i Hezbollahut u vra të premten nga sulmet ajrore izraelite – në selinë e këtij grupi militant që ishte vendosur nën tokë në Bejrut.

Vendimi për të sulmuar Nasrallahun ishte marrë ditëve të fundit – pa përfshirjen e SHBA – sipas mediave izraelite, Jerusalemi frikësohej se “dritarja e mundësisë për ta eliminuar atë do të mbyllej”, tha zyrtarët e paemëruar.

Planifikimi i operacionit filloi pavarësisht se zyrtarët izraelitë ishin të përfshirë në bisedimet me Shtetet e Bashkuara mbi një armëpushim të mundshëm që do t’i hapte rrugës procesit të lirimit të pengjeve – dhe para se kryeministri Benjamin Netanyahu të nisej për në New York ku do të mbante fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Dy zyrtarët thanë se mbi 80 bomba janë hedhur gjatë këtij sulmi – që bëri rrafsh me tokë gjashtë ndërtesa në jug të Bejrutit.

Në anën tjetër, Hezbollahu konfirmoi se Nasrallah është vrarë së bashku me komandantit e frontit jugor Ali Karaki që i kishte mbijetuar një sulmi tjetër një ditë më parë.

Që të tre zyrtarët konfirmuan se Hashem Safieddine, kushëriri i Nasrallah është pasuesi i mundshëm – që nuk ishte në bunkerin nëntokësor në Bejrut që u shënjestrua nga izraelitët.

Zyrtarët e lartë të forcave ajrore izraelite thanë të shtunën se sulmi ka shkuar sipas planit, pa ndonjë problem apo hapje zjarri mbi aeroplanët e tyre nga ana e militantëve të Hezbollahut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments