2.5 C
Tetovo
E enjte, 21 Nëntor, 2024
BallinaKurioziteteMungesa e respektit ndaj mësuesit, Italia rikthen vendimin për ngeljen e nxënësve

Mungesa e respektit ndaj mësuesit, Italia rikthen vendimin për ngeljen e nxënësve

Italia ka rikthyer vendimin për ngeljen e nxënësve me sjellje të keqe, ndërsa shqetësimet rriten për agresionin ndaj mësuesve.

Politika e “notave për sjellje”, e ngjashme me atë të prezantuar për herë të parë nga qeveria e Benito Mussolinit më 1924, është pjesë e një projektligji të arsimit që u miratua në Parlament dhe u jep shkollave fuqinë të ngelin nxënësit bazuar edhe thjesht nga sjellja e tyre.

Nxënësit deri në shkollën e mesme që shënojnë pesë ose më ulët nga 10 sa është nota më e mirë e sjelljes, do të ngelin vitin dhe do të duhet ta përsërisin atë edhe nëse në mësime qëndrojnë mirë me nota. Notat në sjellje do të ndikojnë shumë edhe në dhënien e provimit përfundimtar të maturës.

“Reforma e notave për sjellje rikthen rëndësinë e përgjegjësisë individuale, e bën kyç respektin ndaj njerëzve dhe të mirën publike si dhe rikthen autoritetin e mësuesve”, ka thënë ministri i Edukimit, Giuseppe Valditara. 

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, pati thënë se ky ndryshim do ta “rikthente respektin” në shkolla. 

Gjoba nga 500 euro deri në 10,000 euro janë vendosur për akte agresioni ose dhune ndaj stafit të shkollës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments