7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeXhezair Shaqiri -Komandant Hoxha: Ali Ahmeti harroi statusin e UÇK-së sepse u...

Xhezair Shaqiri -Komandant Hoxha: Ali Ahmeti harroi statusin e UÇK-së sepse u angazhua për t’i bërë milionera familjarët e tij(video)

Xhezair Shaqiri, i njohur si Komandant Hoxha shprehet i zhgënjyer që 22 vite pas përfundimit të luftës në Maqedoni, flitet për avancimin e Ligjit për të ashtuquajturit “branitella”, ndërsa statusi i UÇK-së mbeti i pazgjidhur.

Në një intervistë për gazetën LAJM, ai tha se politika shqiptare në këto dy dekada asnjëherë nuk u bë bashkë për të rregulluar statusin juridik të UÇK-së, siç bëri pala maqedonasve me pjesëtarët maqedonas të luftës.

“Po kthehem te ajo deklarata kur një invalid i UÇK-së i ankohet Ali Ahmetit, duke i thënë se kemi paguar nga 6 mijë euro për një punësim dhe Ali Ahmeti i thotë “keni parë ju të luftoni dhe të merrni pensione”, dhe këto pensione nuk u dhanë asnjëherë, sado të vogla të ishin. Por, ai nuk kishte pas kohë, sepse kishte pas bërë milionera farefisin e tij, nipa, stërnipa, etj. Sa herë që hapet tema e “branitellave” dhe UÇK-së, pala maqedonase bëhet bashkë ndërsa ajo shqiptare jo”, tha mes tjerash, Xhezair Shaqiri, komandant Hoxha.

Intervistën e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments