3.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeIdeja e krijimit të shtetit bektashi, reagon Bashkimi Evropian: Liria e mendimit,...

Ideja e krijimit të shtetit bektashi, reagon Bashkimi Evropian: Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në Kartën e BE-së

Zyra e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar në lidhje me idenë e krijimit të shtetit bektashi në Shqipëri.

Zyra e BE-së në vendin tonë thekson se Bashkimi Evropian mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar, por nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare.

Në reagim theksohet se liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore.

“Nuk kemi komente në këtë fazë. Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore. Në përgjithësi, BE-ja mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar. BE-ja nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare”, thuhet në reagim.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments