Këta janë amortizuesit e vendimeve të dëmshme anti-shqiptare, tek opinioni shqiptar, me kumtesa dhe qëndrime të cilat shkruhen në press qendrën e VMRO-DPMNE-së, tha Arbër Ademi nga BDI në Daily Click në TV21, deri sa po komentonte pjesëmarrjen e VLEN-it në qeveri. Ademi tha se kryeministri Hristijan Mickoski ua tregoi derën, por të njëjtit po kërkojnë falje.
“Ju tha dje, ja ku e keni derën, rruga e mbarë ju qoftë. Dalin dhe u kërkojnë falje në një farë forme, arsyetohen. Shiko, e kanë vlerësuar se tash është momenti i përshtatshëm, këtu, pa shqiptarët ky shtet nuk mund të ndërtohet në të ardhmen, prandaj kanë gjetur disa shqiptarë që janë të fiksuar pas kolltukëve, që po e bëjnë një rol shumë të keq. Në vend se të ndrisin publikisht pakënaqësitë, ne kur nuk jemi pajtuar me partnerët e koalicionit, këtu në studiot e tuaja kemi ngritur zërin. Kemi shfrytëzuar çdo mekanizëm demokratik që e kemi pasur në dispozicion”, pohoi Ademi.