Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Hysen Durmishi ka demantuar zv/minstren për Transport të Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli-Shaqiri pasi ajo sot u shpreh se me 4 tetor do të nënshkruhet marrëveshje për rrugën Tetovë – Prizren.
“Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të bëhet nga të dyja palët, Ministria e Transportit e RMV dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Kosovës.
Kjo marrëveshje pritet të nënshkruhet në Shkup, dhe për implementimin e këtij segmenti duke i respektuar ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk është i nevojshëm ratifikimi nga Kuvendi” ka njoftuar Zekolli.
Pas kësaj deklarate në një prononcim për portalin TS, Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Hysen Durmishi ka hedhur poshtë, pasi marrëveshje për rrugën Tetovë – Prizren është e nënshkruar.
” Ka marrëveshje të nënshkruar, dhe ndoshta është keqkputim. Do të ketë grupe punuese nga RMV-ja dhe Kosova, që do ti ndjekin të gjitha procedurat si tunelet dhe prokurorimet” u shpreh Durmishi për portalin TS duke theksuar edhe një herë se nuk ka nevojë për marrëveshje të re.
Ndryshe në Prizren po punohet, ndërsa Maqedonia e Veriut ka ngelur në kohën kur është nënshkruar nga qeveria e BDI-së dhe nuk ka ecur asnjë milimetër më shumë ky projekt./TS/