Në profilin e ministrit të Shëndetësisë nga radhët e VLEN, Arben Taravarit, është shpërndarë një video, ku ai flet për “dhomën 161” në Kuvend, ku thotë se në këtë dhomë eksponentë të BDI-së i kanë ofruar VMRO-DPMNE-së që të bëhen pjesë e qeverisë, pa postin e kryetarit të Kuvendit. Ajo që e veçon këtë video është muzika në prapavijë, ku dëgjohet kënga e GEASY dhe MAJK, “Hajde te Baba”. Ndryshe, eksponentë të VLEN-it vazhdimisht kanë kritikuar ekipin e PR-it të ish-zëvendëskryeministrin Artan Grub, pikërisht për përdorimin e këtyre këngëve në videot e tyre.