3.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Shteti i Bektashinjve”, Avokati Spartak Ngjela: Rama po gabon! Nuk ka askush...

“Shteti i Bektashinjve”, Avokati Spartak Ngjela: Rama po gabon! Nuk ka askush të drejtë të japë territor, është krim

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar iniciativën e kryeministrit Edi Rama për të ndërtuar një shtet bektashi në vend, si stili i Vatikanit për të promovuar tolerancën fetare.

Ngjela e konsideroi këtë nismë të qeverisë të gabuar, duke theksuar se Kushtetua jonë nuk e lejon, pasi është vepër penale në shkelje të ligjeve.

“Rama po gabon. Nëse do të realizohet, kërkohet referendum. Por edhe referendum është i paligjshëm. Është absolutisht e gabuar dhënia e territorit. Territori nuk jepet, është pronë e popullit.

Kushtetuta dhe ligji nuk e lejon, nëse do të kryhet është vepër penale. Arrestohen edhe nëse e diskutojnë në Parlament. Nuk mund ta realizojmë sipas shembullit të Vatikanit. Nuk mund të ketë shtet brenda shtetit në Shqipëri.

Që të vijë gjithë bota arabe këtu. Nuk e lejon as momenti ynë, si shtet juridik. Nuk ka askush të drejtë të japë territor, është krim në Kod Penal. Menjëherë këtë çështje e merr SPAK në dorë, arrestohen të gjithë që përfshihen në nismë. Rama si duket nuk është këshilluar me ekspertë për këtë çështje”, tha avokati në një intervistë në Dritare TV. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments