5.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBlerim Bexheti - deputet i FR: Për Marrëveshjen e Ohrit shqiptarët kanë...

Blerim Bexheti – deputet i FR: Për Marrëveshjen e Ohrit shqiptarët kanë derdhur gjak, shqetësimi është serioz pas deklaratave të Mickoskit

Blerim Bexheti nga Fronti Europian në Click Plus në TV21 tha se shqetësimet zhbërjen e të arriturave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut me qeverinë e re janë serioze. Bexheti përmendi dy deklarata të kryeministrit Hristijan Mickoski, ndërsa kujton që për Marrëveshjen e Ohrit, shqiptarët kanë derdhur gjak.

“Për Marrëveshjen e Ohrit shqiptarët kanë derdhur gjak, dhe kanë pasur një konflikt të armatosur, një luftë të armatosur ndërmjet UÇK-së dhe forcave të rendit. Ndarja territoriale, Ligji për Gjuhët, Ligji për Flamujt, Përfaqësimi i Drejtë dhe Adekuat, edhe shumë çështje të tjera, të cilat i gëzojnë edhe ata që nuk kanë votuar. Ju thash për neve që nuk jemi politikanë, na e thoni troç. Për juve që nuk jeni politikanë, shqetësimi është serioz, në maksimumin e vet, me qenë se fryma që ishte, narativi që ishte tek partia fituese maqedone, që shqiptarët kanë marrë shumë, dhe duhet dhe…kanë dhënë deklaratë, kryeministri i vendit, kryeministri i qeverisë pa legjitimitet etnik, në Veles, në takimin partiak që ka pasur, ku deklaron se 2/3 e pozicioneve i kemi kthyer me shumë mund, dhe deklaratën tjetër e ke, tani më rëndesa e vendimmarrjes është tek ne thotë, për veten e vet, për VMRO-DPMNE-në”, tha mes tjerash Bexheti në Click Plus.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments