17.3 C
Tetovo
E martë, 24 Shtator, 2024
BallinaLajmeMickoski hiç fare nuk duket me investime në Maqedoninë Perendimore ? Nuk...

Mickoski hiç fare nuk duket me investime në Maqedoninë Perendimore ? Nuk mungon të mer pjesë në vënien e gurthemelit për ndërtimin e sallës së re sportive në SHFK “Dimitar Pop Georgiev Berovski” në Gjorçe Petrov?!

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e sallës së re sportive në Shkollën regjionale “Dimitar Pop Georgiev Berovski”, e cila gjendet në lagjen Hrom, komuna Gjorçe Petrov.

Kjo sallë moderne është pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e kushteve për edukim dhe aktivitet fizik të më të rinjve tanë dhe paraqet një hap të rëndësishëm drejt krijimit të kushteve më të mira për zhvillimin e talenteve sportive të nxënësve, kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

Me sallën e re sportive, shkolla, e cila aktualisht ka 493 nxënës, do të marrë hapësirë ​​adekuate për orët e edukimit fizik, si dhe për zhvillimin e aktiviteteve sportive. Salla do t’u mundësojë nxënësve të zhvillojnë aftësitë e tyre sportive, të mësojnë për rëndësinë e punës në grup dhe disiplinës dhe të forcojnë shëndetin e tyre fizik. Përveç kësaj, ky objekt do të jetë shumë i dobishëm për banorët, pasi do të mund të përdoret edhe për organizimin e ngjarjeve dhe aktiviteteve sportive lokale.

Në kuadër të projektit do të ndërtohet edhe një vend parkimi me 30 vende për punonjësit dhe vizitorët, ndërsa shtegu i ri do të sigurojë qasje të lehtë dhe të sigurt në shkollë dhe oborr të shkollës.

Ky projekt paraqet përmbushjen e dëshirës së kahmotshme të banorëve të Hromit dhe është kyç për krijimin e kushteve moderne për sport dhe arsim në Komunën e Gjorçe Petrovit.

Mjetet e këtij projekti janë në vlerë prej 20.000.000 denarë.

Në ngjarjen është parashikuar që deklaratë për media të japë kryeministri Mickoski, theksohet në kumresën e shërbimit për shtyp të qeverisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments