-0.5 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSnopçe përmend vijat e kuqe: Nëse shfuqizohet “shqipja” dhe miratohen “branitellat”, VLEN...

Snopçe përmend vijat e kuqe: Nëse shfuqizohet “shqipja” dhe miratohen “branitellat”, VLEN del prej Qeverisë

Deputeti i ASh – krahu i Arben Taravarit, Halil Snopçe në Click Plus TV21 tha se nëse shfuqizohet Ligji për përdorimin e gjuhëve – gjuhës shqipe dhe miratohet Ligji për “branitellat”, VLEN do të dalë nga Qeveria.

“Për shkak të impaktit rus nëse hynë në aventura të këtilla dhe në mënyrë ekspres nuk e zgjidhim problemin, atëherë VLEN nuk ka vend në Qeveri. Çfarë vendi në Qeveri? Qoftë me Ligjin për gjuhën shqipe qoftë me Ligjin për “branitellat””, tha Snopçe.

“Ligji është gati” – Snopçe thotë se “shqiptarët do të jenë më të përfaqësuar në të ardhmen”

Ligji i ri do të sigurojë përfaqësim më të madh të shqiptarëve, tha deputeti Snopçe. Ai më tej bëri të ditur se ligjin e ka me vete dhe se nga java e ardhshme do të fillojnë tribunat për të marrë edhe vlerësimet e OJQ-ve.

“Ligjin e kam këtu. Nuk do ta propozojmë menjëherë. Prej javës së ardhshme do të fillojmë me tribunat që të marrim vërejtjet dhe mendimet e OJQ-ve që ta bëjmë në mënyrën më të përsosur të mundshme dhe kemi pajtueshmëri edhe prej partnerit VMRO-DPMNE. Balancuesi edhe nëse shfuqizohet, kjo punë zgjidhet”, shtoi Snopçe.

Snopçe vlerësoi se Maqedonia e Veriut vuan nga pandemia e mosndëshkimit të personave përgjegjës për korrupsion.

Tha se pushteti i kaluar, nuk ka ndëshkuar personat e dyshuar për korrupsion dhe prandaj Maqedonia e Veriut përballet pandemi të korrupsionit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments