21.5 C
Tetovo
E hënë, 23 Shtator, 2024
BallinaLajmeVuçiç e krahason vetën me Biden: Nëse BIDEN flet në OKB për...

Vuçiç e krahason vetën me Biden: Nëse BIDEN flet në OKB për 20 minuta, edhe unë mund ta bëj këtë, nuk më ndalojnë dot

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se ai po pret që të trajtohet njësoj me  Presidenti i SHBA, Joe Biden në OKB.

Vuçiç njoftoi se do të flasë në Asamblenë e Përgjithshëm të OKB të martën dhe askush nuk mund ta ndalojë që ai të flasë po aq sa Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.

“Nëse Biden mund të flasë për 20 minuta, mundem edhe unë. S’kam problem me këtë, s’do të më ndalojnë dot, të gjithë jemi të barabartë.”, tha Vuçiç, raportojnë mediat në Beograd.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha sot se gjatë qëndrimit në Nju Jork do të ketë shumë takime të rëndësishme me liderët botërorë.


RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments