15.3 C
Tetovo
E premte, 20 Shtator, 2024
BallinaLajmeBDI: Me VLEN-in në Qeveri, s’ka më punësime për shqiptarët

BDI: Me VLEN-in në Qeveri, s’ka më punësime për shqiptarët

Në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngrirjen e mekanizmit të Balancuesit, nga BDI thonë se “VLEN po i mbyllë sytë dhe po e lejon rrënimin e të arriturave më të rëndësishme të shqiptarëve për dy dekada me radhë”. Nga BDI vlerësojnë se me këtë, po u pamundësohet punësimi shqiptarëve.

“Bashkimi Demokratik për Integrim, shpreh shqetësimin lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për të nisur procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitave që lidhen me “përkatësinë e komunitetit” në kontekstin e punësimit në sektorin publik. Vlerësojmë se ky vendim shkel drejtpërdrejt dispozitat kyçe të Kushtetutës sonë dhe rrezikon themelet e shoqërisë sonë shumetnike të ndërtuar me shumë vështirësi. Ky vendim cënon përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore, respektivisht s’ka më punësime për shqiptarët. Andaj, BDI apelon për rishqyrtim urgjent të këtij vendimi, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të rendit kushtetues dhe të sigurohet që parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të mbetet efektiv dhe i zbatueshëm në praktikë”, thuhet mes tjerash në reagimin e BDI-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments