9.1 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeI haroi BDI dhe Rektorati,për t'ua rregulluar vendimet e punës ,me vite...

I haroi BDI dhe Rektorati,për t’ua rregulluar vendimet e punës ,me vite ?!-Rreth 400 të punësuar me kontrata pune në UT, presin vendime nga qeveria e re e Maqedonisë?!

Një numër i madh i Fakulteteve në Universitetin e Tetovës kanë nevojë për staf të rregulltë akademik dhe të administratës, për ti ngritur kapacitetet e tyre në shërbim të studentëve, mbarvajtjes së ligjeratave, hulumtimeve, punëve akademike dhe administrative, e kështu me radhë.

Për ti plotësuar këto nevoja, Universiteti i Tetovës ka parashtruar një kërkesë pranë Ministrisë së Arsimit për rreth 400 vendime pune, njofton agjencia e lajmeve INA.

Në mesin e tyre janë qindra profesorë dhe punonjës të administratës, që për më shumë se 10 vite, punojnë me kontrata. Profesorët për gjatë, të cilët nuk kanë vendime pune, paguhet 12 mijë denarë dhe kjo vetëm gjashtë muaj brenda vitit.
Ndërsa ka dhe punonjës të aministratës, të cilët paguhen më pak se një pagë minimale.

Ky problem serioz është prezent për më shumë se një dekadë dhe nuk është zgjidhur edhe në kohën kur shqiptarët drejtonin me ministrinë e financave dhe të arsimit. Mbetet të shihet nëse qeveria e re në Shkup do ti jap zgjidhje këtij problem.

Kujtojmë se ministër i arsimit është kuadër i VMRO-së, ndërsa zëvendësi vjen nga radhët e VLEN-it. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments