10.1 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDialogu në Bruksel, nis takimi i Lajçakut me palën serbe

Dialogu në Bruksel, nis takimi i Lajçakut me palën serbe

Në Bruksel ndërmjetësi evropian, Miroslav Lajçak ka nisur takimin me palën serbe.

Siç raportohet takimi me Petar Petkoviqin ka nisur rreth orës 12:25, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Pritet të pasojë takimi i Lajçakut me palën kosovare.

Ende nuk dihet nëse  do të ketë  takim trepalësh.

Siç ka njoftuar një ditë më parë Qeveria, drejt Brukselit kryenegociatori nga Kosova, Besnik Bislimi ka udhëtuar mbrëmë.

Vazhdimin e procesit të dialogut e ka konfirmuar edhe Bashkimi Evropian. Në përgjigjen e zëdhënësit Peter Stano është thënë se agjenda është rruga përpara në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe çështjet që po ndikojnë në normalizim mes Kosovës dhe BE-së.

Por as Qeveria e as Brukseli nuk kanë bërë të ditur nëse do të ketë takime trepalëshe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments