1.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Thonë se ka mbaruar koha e punësimeve etnike, ky është skandal” –...

“Thonë se ka mbaruar koha e punësimeve etnike, ky është skandal” – thotë Ziadin Sela pas deklaratës së Arben Taravarit

“Thonë nuk paska buxhet për punësime të reja dhe të nesërmen po të njëjti zëvendësohen me maqedonas. Mos të flasim pastaj për fjalorin politik, arsyetimet duke thënë se ka mbaruar koha e punësimeve etnike. Ky është skandal. Këtë gjuhë të politikanëve e kam dëgjuar nga maqedonasit sa herë që kanë dashur ta kundërshtojnë realizimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat”.

Kështu mes tjerash është deklaruar Ziadin Sela në Click Plus teksa ka komentuar deklaratat e fundit të pjesëtarëve shqiptarë në pushtetin e Maqedonisë së Veriut, por duke mos përmendur emra.

Më tej Ziadin Sela lë të nënkuptojë se bëhet fjalë për Arben Taravarin, i cili gjatë ditës tha se “kanë tendencë që punësimet t’i realizojnë duke u thirrur në meritokraci”

“Po i njëjti, nuk do të ishte profesor universitar nëse baza e punësimit nuk do të ishte te e drejta e punësimit të drejtë dhe të barabartë. Nëse nuk është kështu, t’i hyjmë analizës atëherë: Sa mjek ka pasur në Klinikën Universitare para konfliktit të 2001?… Paragjykimet nuk janë larguar nga maqedonasit. Ata thonin: Se derisa unë jam këtu, këmbë shqiptari nuk do të shkelë në këtë institucion!”, tha më tej Sela.

Ai thotë se për këtë nuk mund të fajësohen shqiptarët, “sepse nuk mund të fajësohet viktima”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments