-0.5 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZiadin Sela ka një kërkesë për liderët shqiptarë në pushtet dhe opozitë!

Ziadin Sela ka një kërkesë për liderët shqiptarë në pushtet dhe opozitë!

Ziadin Sela nga studioja e ClickPlus ka dalë me një thirrje publike ndaj faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Ai kërkon që të bëhen të gjithë bashkë, pa dallim se a janë në pushtet apo opozitë, për siç thotë, “të pengojnë realizimin e planeve jodashmirëse ndaj shqiptarëve dhe komuniteteve tjera”.

“Ne jemi në një kohë që duhet shumë mirë të mendojmë se cila do të jetë sjellja, pozicionimi, jo i Aleancës për Shqiptarët, Besës, PDSh-së, ose ku e di unë, Lëvizja Demokratike a si quhet jo në raport me VMRO-në, por në raport me politikbërjen maqedonase. Ne këtu duhet të gjejmë gjuhën e përbashkët në mënyrë që të pengojmë në të ardhmen që të realizohen plane që nuk janë dashamirëse të shqiptarëve, por edhe të komuniteteve tjera”, tha Sela.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments