8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDeputeti gjerman Thomas Hacker, raportues në Bundestag për Ballkanin Perëndimor : Lëvizjet...

Deputeti gjerman Thomas Hacker, raportues në Bundestag për Ballkanin Perëndimor : Lëvizjet e ardhshme në Ballkanin Perëndimor janë të varura nga rezultati i zgjedhjeve në ShBA

    Thomas Hacker, raportues në Bundestag për Ballkanin Perëndimor ka folur rreth vizitës së drejtorit të CIA-s, Ëillaim Burns në Kosovë, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

    Në një intervistë për gazetën malazeze “Pobjeda”, ai ka komentuar takimin mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe atij të Republikës Sërpska, Milorad Dodik menjëherë pas vizitës së shefit të CIA-s në rajon.

    “Përpjekjet që synojnë të minojnë rendin kushtetues të Bosnjë-Hercegovinës si dhe Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit nuk mund të mbeten pa u ndëshkuar. SHBA mori vendimin e duhur për të vendosur sanksione ndaj Milorad Dodikut dhe zyrtarëve të tjerë serbë. Marrëdhëniet mes Milorad Dodik-it dhe Aleksandar Vuçiqit nuk do ta quaja miqësi, sepse është e qartë se Dodik është larg nga vlerësimi i ndërhyrjes së vazhdueshme të Beogradit. Atij nuk i duhet Vuçiqi që të luajë lojën e tij të lirë duke paralizuar proceset e vendimmarrjes dhe duke rrezikuar vazhdimisht integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës”.

    “Mendoj se shumë vendimmarrës në rajonin e Ballkanit Perëndimor do t’i bëjnë lëvizjet e tyre të ardhshme të varura nga rezultati i zgjedhjeve në SHBA në nëntor. Gjermania dhe Evropa në tërësi duhet të përgatiten për një skenar të dytë të mundshëm të Trumpit. Askush nuk mund të kapet sërish në befasi, siç ndodhi në vitin 2016. Kjo gatishmëri duhet të përfshijë edhe Ballkanin Perëndimor”, tha ai, njofton Klankosova.

    RELATED ARTICLES
    - Advertisment -

    Most Popular

    Recent Comments