Komuna Qendër (Centar ) e Shkupit nuk do të japë donacion për ndërtimin e kishës në Berlin. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Qendër, asnjë këshilltar nuk ka votuar pro propozimin e paraqitur si pikë e rendit të ditës. Dhjetë këshilltarë votuan kundër, ndërsa të tjerët nuk votuan. Është kërkuar donacion nga Dioqeza Ortodokse Maqedonase në Evropë – Berlin, Komuna e Kishës Maqedonase “Sht. Kliment Ohridski”.
Kryetari i Komunës së Qendrës, Goran Gerasimovski, tha se çdo kërkesë që arrin në Komunë duhet të hidhet në votim para Këshillit dhe për këtë e ka paraqitur këtë propozim, të cilin as ai nuk e përkrah.
LSDM ka më së shumti këshilltarë, 9, në Këshill, VMRO-DPMNE ka 8 dhe lista e pavarur e qytetarëve “Shansa za Centar” dhe LEVICA nga tre.