4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmePërfundon thirrja publike e Qeverisë për investime kapitale nëpër Komuna, gjithsej janë...

Përfundon thirrja publike e Qeverisë për investime kapitale nëpër Komuna, gjithsej janë dorëzuar 357 projekte,nga 80 komuna.

Ka përfunduar thirrja publike për mbledhjen e projekteve për thirrjen publike për investime kapitale të Qeverisë për komunat.

Shërbimi për shtyp i qeverisë informoi se 80 komuna kanë dorëzuar 357 projekte që zgjidhin probleme specifike të qytetarëve.

“Ky është një nivel historikisht i lartë investimi qeveritar i rëndësishëm për pushtetin vendor. Me këto para do të ndërtohen gypa uji, kanalizime, shkolla, kopshte, komplekse sportive. Në këtë mënyrë tregohet kujdes dhe mbështetje konkrete për komunat. “Interesi i lartë tregon se masa e qeverisë për 250 milionë euro për investime kapitale e ka justifikimin e vet”, thotë qeveria.

Brenda 10 ditëve, dokumentacioni i plotë i projektit, nga komuna, i dorëzohet ministrisë përkatëse nga zona e projektit, ku do të vlerësohet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments