11.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVjosa Osmani: Kosova dhe vendet tjera në rajon viktima konstante të akteve...

Vjosa Osmani: Kosova dhe vendet tjera në rajon viktima konstante të akteve të agresionit nga Serbia,shtet satelit i Rusisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Rusia dëshiron të hapë një front të ri kundër Perëndimit duke destabilizuar Ballkanin Perëndimor.

Osmani këtë e tha gjatë një interviste për median polake “TVP World”, teksa ka theksuar se e ardhmja e rajonit qëndron në Bashkimin Evropian.

“Rusia dhe Putini duan të hapin një front të ri kundër Perëndimit duke destabilizuar Ballkanin Perëndimor,” tha ajo në mediumin polak, teksa po qëndron në Poloni si e ftuar në samitin global “Vital Voices Summit”

“Unë besoj se ka shpresë që Ballkani Perëndimor, në fund, do të bashkohet me Bashkimin Evropian dhe NATO. Por parakushti për të arritur rezultate të tilla është trajtimi i Serbisë për atë që është […] një shtet satelit i Rusisë, i cili vetëm sa po rrit bashkëpunimin ushtarak, ekonomik dhe politik me Rusinë,” tha Osmani.

Ajo gjithashtu i atriboi tensionet mes Kosovës dhe Serbisë politikave të Beogradit ndaj shtetit të Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments