12.1 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMickoski anashkalon prapë Maqedoninë Perendimore në Investime Kapitale/ Filloi ndërtimi i...

Mickoski anashkalon prapë Maqedoninë Perendimore në Investime Kapitale/ Filloi ndërtimi i fabrikës gjermane BMZ në ZZHTI Shkup, 1.000 vende të reja pune

ë Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale (ZZHTI) – Shkup sot u shënua fillimi i ndërtimit të fabrikës së grupacionit gjerman BMZ e cila merret me ndërtimin e baterive të litiumit. Investimi kap vlerën prej 65 milion euro dhe pritet që fabrika të përfundojë deri në maj të vitit të kaluar, ndërsa eksportet në tre vitet e para të arrijnë të paktën 60 milionë euro.

Prodhimi komercial ka filluar me investimin braunfild, por mungonte më shumë hapësirë e cila do të siguronte në një fabrikë moderne ku numri i përgjithshëm i të punësuarve paralajmërohet të arrijë në një mijë.

Jelica Ivanovska, drejtoreshë e përgjithshme e BMZ Maqedoni informon se tani më shumë investojnë në Gjermani dhe në Poloni, por edhe në të gjitha vendet evropiane.

“Tashmë jemi duke prodhuar. Tani për momentin po punojmë në ‘braunfil’ locuar në ish hapësirat e fabrikës ‘Rade Konçar’, gjegjësisht në objektin ekzistues që i është përshtatur nevojave të biznesit. Për momentin kemi 110 të punësuar në të gjitha sektorët dhe po punojmë me pesë linja valide funksionale. Kemi filluar prodhimin komercial, ndaj na duhet shumë më tepër hapësirë. Kjo do të jetë një fabrikë e re dhe moderne dhe është planifikuar që në fazën e parë që po ndërtojmë të kemi 40 linja, ndërsa numri total i të punësuarve duhet të shkojë nga 770 deri në 1.000 punëtorë”, vlerësoi Ivanovska.

Siç shton ajo, në plan është që fabrika të vihet në funksion në muajin maj, ndërsa pritet të eksportohet jashtë tregut evropian.

Kryeministri Hristian Mickoski tha se si qeveri do të vazhdojnë të mbështesin kësi lloj projektesh.

“Nga biseda mund të them se në vitet e para do të kemi eksporte nga 35 deri në 40 milionë euro, maksimumi 60 milionë në tre vitet e para të eksporteve. Më tutje, mund të arrijë edhe deri në 130, ose ndoshta edhe më shumë milionë euro. Diçka që do të ndikojë pozitivisht në ekonominë tonë të Maqedonisë”, theksoi kryeministri, duke dashur të shumëfishohet ky lloj investimi.

Kryeministri e falënderoi ish zëvendëskryeministrin Fatmir Bytyqi për angazhimin për këtë investim, gjegjësisht siç tha, “për shkak se procesin e drejtoi deri këtu për aq sa e drejtoi”.

Ai tha se janë në proces negociatat për zgjerimin e tashmë dy investimeve ekzistuese nga investitorë të huaj.

“Por edhe një të re të cilën po e negociojmë dhe jemi në fazën finale me një vend tjetër shumë të madh dhe të fuqishëm evropian, anëtar i Bashkimit Evropian. Shpresoj dhe jam i sigurt se edhe ajo do të përfundojë deri në fund të vitit, që do të thotë se potenciali njerëzor për këtë lloj investimi në vendin tonë do të shterohet seriozisht. Mendoj se kështu do të shtojmë vlerë në procesin e rritjes së prodhimit të brendshëm bruto, diçka që është shumë e rëndësishme për ne”, deklaroi kryeministri Mickoski. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments