Do të doja që çdo deputet të votojë dhe të vendosë sipas bindjes së tij dhe me ndërgjegje të pastër në seancën e nesërme ku në rend dite është interpelanca ime. Po u kërkoj edhe deputetëve të koalicionit tim Vlen të votojnë në këtë mënyrë, porositi mbrëmë kryetari i Kuvendit Afrim Gashi dhe theksoi se pikërisht kjo është thelbi i demokracisë.
Siç tha në një intervistë për televizionin Sitel, nuk sheh me diçka i ka shkelur autorizimet e tij dhe shtoi se po e bën punën e tij në mënyrën më të ndershme dhe më të përgjegjshme siç di, ndërsa nesër deputetët do të thonë nëse është kështu apo jo. Është i bindur, siç tha, se e vërteta do të dalë në shesh.
“Interpelanca është një mjet demokratik që na mundëson të japim llogari para deputetëve dhe qytetarëve. Do të respektoj çdo vendim që do ta marrë Kuvendi. Është mirë që të gjithë kemi mendime të ndryshme dhe ky është thelbi i demokracisë, ndërsa do të ishte keq nëse do të kishte një mendje të vetme, sistem që e kanë kaluar. Jam i lumtur që ka një interpelancë për të shpjeguar disa gjëra që janë paraqitur në publik. Do të elaboroj gjithçka ashtu siç ka qenë dhe shpresoj që deputetët të vendosin sipas ndërgjegjes së tyre. Kam një shpirt të qetë dhe një ndërgjegje të pastër që nuk kam shkaktuar me asgjë histeri të tillë në publik. Në interperlancë në thelb nuk ka asgjë që janë shkelur parimet e punës së Kuvendit apo janë shkurtuar të drejtat e një deputeti apo grupi të deputetëve, por bëhet fjalë për tema të parëndësishme për disa media që duan pëlqime dhe komente në rrjetet sociale”, tha Gashi.
Për incidentin që shkaktoi sigurimi i tij në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit në rastin e presidentes së Kosovës, theksoi se ai e ka dërguar sigurimin si pararendës sepse kishte planifikuar edhe vetë të shkonte atje sepse kam pasur informacione se mund të ndodhë një incident dhe ka dashur ta qetësojë situatën.
“Kisha informacione se mund të ndodhte një incident më i rëndë, reagova edhe kur doja shkoj andej, dëgjova se gjithçka ishte zgjidhur dhe është mirë që nuk ka pasur ndonjë incident të madh. Publiku ishte i keqinformuar për këtë. Fjalia e parë që thashë për atë ngjarje është se kushdo që ka gabuar duhet të mbajë përgjegjësi. Duhet të mësojmë se askush nuk është mbi ligjin dhe kushdo që gabon, pa dallim nëse jam unë apo dikush tjetër, askush nuk duhet të mbrojë askënd”, tha Gashi.
Për udhëtimin e familjes së tij në dasmë në Kosovë, thotë se është paralajmëruar siç duhet dy-tri ditë para se të ndodhë dhe se u janë kërkuar dhe skanuar pasaportat e tyre.
“Nuk është e saktë që kanë kaluar kufirin pa kontroll. Të gjitha kontrollet janë kaluar siç e kërkon ligji. I njoftova sigurimin tim dhe të gjitha organet e shtetit dhe MPB-në dhe MPJ-në. Dy-tre ditë më parë, të gjitha të dhënat dhe të gjitha pasaportat u skanuan dhe u dërguan atje. Nuk ka asgjë kontestuese”, theksoi Gashi.
Për qëllimin e Gjykatës Kushtetuese të hapë parashtresë për përcaktimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, thotë se është i bindur se Ligji bazohet në amendament të Kushtetutës që është futur në vitin 2001 dhe se ka asgjë kontestuese.
“Si institucione duhet të sillemi në mënyrë demokratike. Kur e dimë se kemi të drejtë dhe se është e shkruar në Kushtetutë, pse të frikohemi se dikush do ta interpretojë në mënyrë të ndryshme”, tha Gashi.
Vlerësoi se anëtarësimi në NATO dhe BE janë vendimtare për ekzistencën në shtet dhe se janë një nga indet më të rëndësishme lidhëse që i mban të gjithë qytetarët dhe të gjitha komunitetet të bashkuar.
“Këtë rrugë e hapëm në vitet e 90-ta dhe gjithmonë shumica e qytetarëve qëndruan pas këtyre dy proceseve. Jemi në rrugën për ta realizuar edhe qëllimin e dytë dhe mendoj se përveç një partie askush nuk është kundër që shteti ynë të bëhet anëtare e BE-së. Duam integrim, por jo me çmim të rrezikimit të identitetit, gjuhësor dhe kulturor, të maqedonasve dhe të çdo bashkësie etnike në shtet. Duam të shkojmë në Evropë me identitetet tona dhe me pasurinë e diversitetit që kemi, dhe jo në kushte që dikush të vihet në një situatë ku të kërcënohet dhe të mos ndihet rehat në komponentën e identitetit të tij për ta dashur dhe ta respektojë gjuhën maqedonase, identitetin dhe kulturën”, tha Gashi.
Theksoi se është reale perspektiva evropiane e vendit dhe porositi se mund të negociohet për gjithçka që është në tryezë.
“Një nga mjetet e integrimit të të gjitha vendeve në Bashkimin Evropian është dialogu. Shpresoj që me zgjedhjet e reja në Bullgari të ketë një qeveri dhe institucione të qëndrueshme që të mund të ulemi dhe të bisedojmë me ta. Jam i bindur se edhe te ata do të funksionojë “ndjenja” se ne jemi shtete fqinje dhe se është në interesin e përbashkët të dy shteteve tona dhe të rajonit dhe të BE-së, që Republika e Maqedonisë së Veriut sa më shpejt të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian”, thekson Gashi.