Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se do të respektohet vendimi i Gjykatës kushtetuese për përdorimin e gjuhëve, sidoqoftë të jetë ai. Gjykata kushtetuese do të debatojë për Ligjin me të cilin rregullohet përdorimi i gjuhës shqipe në fillim të tetorit. Paraprakisht partneri i koalicionit VLEN vlerësoi se kjo iniciativë është përpjekje për grusht shteti.
“Nuk mundem të besoj se ka qytetarë në Maqedoni ose aktorë politikë që veten konsiderohen të përgjegjshëm ndërsa nuk i respektojnë vendimet e Gjykatës kushtetuese. Kjo nuk është anarki, ne nuk mundemi të sillemi sikur të jemi në anarki”, tha Hristijan Mickoski – kryeministër i vendit.
Nga koalicioni VLEN topin e hedhin te BDI. Megjithatë, njeriu i parë i Lëvizjes Besa, Billall Kasami, thekson se VLEN është garantues për përdorimin e gjuhës shqipe, ndërsa struktura në Gjykatë po mundohen të krijojnë situata tensionuese.
“Këto janë disa nga pasojat e keqqeverisjes së BDI-së në të kaluarën, ku ka ofruar zgjidhje gjysmake dhe sigurisht ka bërë më shumë politik sesa që ka bërë vendime në të mirë të shqiptarëve. Ne garantojmë se edhe situata me përdorimin e gjuhës shqipe dhe me avancimin e të drejtave të shqiptarëve në qeverisjen e koalicionit VLEN do të avancojë dhe nuk do të përkeqësime. Sigurisht, edhe në Gjykatën Kushtetuese ende ka mbetje nga pushteti i kaluar, të cilët do të mundohen që duke i shërbyer BDI-së, te krijojnë situata të tensionuara”, deklaroi Bilall Kasami – Koalicioni VLEN.
Nga LSDM thonë se ende nuk kanë ndërtuar qëndrim.
“Sa e di unë, nuk vendoset për përdorimin e përgjithshëm, por për përdorim të pjesërishëm, kështu që në lidhje me këtë partia do të marrë qendrim dhe gjatë ditëve në vazhdim do të dalë në opinion”, potencoi Venko Filipçe – kryetar i LSDM-së.
Paraprakisht nga BDI theksuan se hapja e temave të tilla shkojnë në drejtim të shkeljes së Marrëveshjes së Ohrit dhe siç shtojnë, lojratë me gjuhën shqipe janë skenare të qëllimshme të pushtetit për provokime.
Përndryshe, nisma në Kushtetuese, daton nga viti 2019 dhe deri më tani nuk ka arritur në rend të ditës, ndërsa me të po kontestohet vëllimi i përdorimit të gjuhës shqipe, në bazë të raportit të Komisionit të Venedikut.