Nga Aleanca për Shqipëtarët, në një komunikat lëshuar mediave kanë reaguar në lidhje me interpelancën ndaj kryeparlamentarit Afrim Gashi ngritur nga “E Majta” e Apasievit. Nga ASH-ja thonë se nuk janë në një linjë me ata që duan të zhbëjnë ekzistencën kombëtare shqiptare, duke shtuar se Apasievat dhe të ngjajshmit tek ata do të gjejnë vetëm kundërshtarin dhe asnjëherë aleatin.
“Ne kurrë s’kemi qenë në një linjë me ata që duan të zhbëjnë ekzistencën kombëtare shqiptare, fatkeqësisht të tillët sot flasin në të dy gjuhët në Maqedoninë e Veriut. Apasievat dhe të ngjajshmit e tyre tek ne do të gjejnë vetëm kundërshtarin dhe asnjëherë aleatin. Nga ana tjetër, Aleanca për Shqiptarët nuk do ta shndërrojë në normë morale pabesinë dhe tradhtinë duke i dalë në mbrojtje të njëjtës. Afrim Gashi me klikën e tij është personifikim i pabesisë dhe dëshirës për pushtet, duke shkelur mbi gjithçka, edhe mbi verdiktin e shqiptarëve dhe ardhmërisë së tyre. Të tillët si Gashi, Kasami, Mexhiti dhe vlera e shtuar e kësaj pabesie, Taravari, tek ne do të gjejnë vetëm përbuzje dhe injorim”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët