Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, në një prononcim për media foli edhe për akuzat për nepotizëm, për vëllanë drejtor. Limani tha se nuk e ka emëruar ai, por është emëruar nga Qeveria e kaluar. Tutje, siç bëri të ditur, vëllai i tij do të jetë drejtori i parë i shkarkuar nga ai, sapo të gjendet një kuadër tjetër.
“Akuza do të ishte e qëndrueshme nëse do ta kisha emëruar unë. Ai është i emëruar ka 2 vite në atë pozitë. Janë emërime nga Qeveritë që janë me mandat 4 vjeçar. Ne përpiqemi të gjejmë kuadër tjetër i cili i plotëson kushtet, dhe do të jetë njëri nga drejtorët e parë i cili do të shkarkohet nga unë. Mund të flasim për nepotizëm nëse emërimin do ta kisha bërë unë”, u shpreh ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani.