0.5 C
Tetovo
E shtunë, 16 Nëntor, 2024
BallinaLajmeISHP-RMV: Dy persona kanë humbur jetën nga KOVID-19, 213 raste të reja

ISHP-RMV: Dy persona kanë humbur jetën nga KOVID-19, 213 raste të reja

Për një javë janë regjistruar 213 raste të reja pozitive me Covid-19, nga gjithsej 597 materiale të testuara në laboratorët ku kryhet testimi molekular dhe testimi antigjenik për praninë e SARS-CoV-2. Kjo është një rënie prej 21 përqind krahasuar me javën e kaluar. 275 persona kanë fituar statusin e “të shëruarit”, bën të ditur Instituti i Shëndetit Publik (IShP).

“Gjatë javës së kaluar janë raportuar dy persona të vdekur të lidhur me Covid-19. Bëhet fjalë për persona të moshës 48-88 vjeç, me sëmundje shoqëruese, të cilët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore, dhe përsa i përket statusit të vaksinimit, njëri është i pavaksinuar, ndërsa tjetri ka marrë 2 doza të vaksinës kundër Covid-19”, thuhet në njoftimin e IShP-së.

Gjatë javës së kaluar, departamenti i virologjisë ka marrë 9 mostra dhe në to janë zbuluar LB.1, KP.3, KP.2, KS.1.1, LB.1. KP.2 dhe KP.3 janë aktualisht të deklaruara variante nën monitorim nga OBSH dhe qarkullimi i tyre monitorohet në mënyrë aktive globalisht për shkak të rritjes së numrit të rasteve pozitive.
Deri më tani në vend janë raportuar gjithsej 351.577 raste me Covid dhe janë regjistruar 9.995 vdekje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments