-0.2 C
Tetovo
E enjte, 21 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaNga 10 nëntori rregulla të reja për hyrje në BE

Nga 10 nëntori rregulla të reja për hyrje në BE

Sistemi i ri i hyrjes dhe daljes (EES) në Bashkimin Evropian (BE) do të hyjë në fuqi më 10 nëntor të këtij viti.

Të gjithë udhëtarët nga vendet jo anëtare të BE-së do të duhet të regjistrojnë hyrjen dhe daljen e tyre nga vendet e BE-së, si dhe nga zonat Shengen duke lënë të dhënat e tyre biometrike, duke përfshirë gjurmët e gishtërinjve, skanimet e fytyrës dhe të dhënat e pasaportave, kur hyjnë në territorin e BE-së. Rregullat e reja do të zbatohen gjithashtu për shtetasit e Kosovës.

Sistemi i vulosjes së pasaportave do të zëvendësohet së shpejti me futjen e kontrolleve digjitale për të gjithë pasagjerët që vijnë nga vendet jashtë BE-së. Kështu ka bërë të ditur Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Ylva Johansson.“Kam vendosur që sistemi i hyrje-daljeve të fillojë të funksionojë më 10 nëntor”, tha Johansson ndërsa theksoi se kërkohen hapa ligjore përpara se Komisioni Evropian të marrë një vendim zyrtar për këtë çështje.

Por, unë jam krenare të zbuloj se data e synuar është 10 nëntori”, pohoi ajo.

Bëhet fjalë për kalimin në sistemin digjital më modern të menaxhimit të kufijve në botë, i cili sipas saj do ta bëjë udhëtimin më të lehtë dhe Evropën më të sigurt.

“Në çdo vendkalim kufitar, çdo aeroport, çdo port, çdo rrugë të vetme që të çon në Evropë, ne do të kemi të gjitha kontrollet kufitare digjitale të lidhura, të gjitha të ndezura në të njëjtën kohë”, tha Johansson.

Sistemi përbëhet nga dy pjesë dhe pjesa e parë e tij, e njohur më mirë si EES, do të fillojë të funksionojë më 10 nëntor dhe do të përdoret për t’u regjistruar për udhëtim. Është një sistem i automatizuar për regjistrimin e hyrjeve dhe daljeve nga BE-ja.

Prandaj, duke shkuar në faqen e internetit të EES ose aplikacionin celular, do t’iu kërkohen dokumente udhëtimi dhe të dhëna biometrike.

Hapi i dytë njihet më shumë si ETIAS dhe zbatimi i tij pritet në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, por jo menjëherë, por me një periudhë kalimtare gjashtë plus gjashtë muaj.

Cili është ndryshimi midis ETIAS dhe EES?

Sistemi Evropian i Informacioneve dhe Autorizimeve për Udhëtime (ETIAS) i referohet 63 vendeve që, edhe pse nuk janë anëtare, nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë. Ndërsa Sistemi i Regjistrimit të Udhëtarëve (EES) mbulon të gjitha kufijtë e jashtëm të Bashkimi Evropian dhe i referohet të gjithë udhëtarëve nga vendet e treta, pavarësisht nëse u nevojitet vizë apo jo.

Vendet e treta përfshijnë të gjitha vendet që nuk i përkasin Bashkimit Evropian ose Zonës Ekonomike Evropiane.

Në thelb, të gjithë qytetarët jashtë zonës Shengen do të duhet të plotësojnë formularin ETIAS, të paguajnë një taksë prej shtatë eurosh dhe të marrin një miratim për tre vjet, por udhëtarët do të mund të qëndrojnë në zonën Shengen për 90 ditë në një periudhë prej gjashtë muajsh.

Nga ana tjetër, EES është vetëm një sistem monitorimi, me të cilin do të merret policia kufitare. Në këtë mënyrë, Bashkimi Evropian mund të monitorojë më lehtë nëse udhëtari ka qëndruar më shumë se qëndrimi i lejuar – 90 ditë.

Faza përfundimtare e testimit është duke u zhvilluar dhe testet përfundimtare po kryhen nga agjencia eu-Lisa si dhe nga vendet anëtare të BE-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments