8 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaOpinionÇanak: Vizita e shefit të CIA-s dhe pesha e takimit që nuk...

Çanak: Vizita e shefit të CIA-s dhe pesha e takimit që nuk ndodhi

Politikani i njohur opozitar nga Novi-Sadi, Nenad Çanak, në një prononcim për kdp.mk, duke komentuar turneun rajonal të kreut të Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit (CIA), William Burns, tha se me këtë rast zyrtari i lartë amerikanë ka paralajmëruar bashkëbiseduesit e tij, dhe jo vetëm ata, në BeH, Serbi e në Kosovë, se SHBA-ja nuk do të tolerojë destabilizimin e Ballkanit Perëndimor: “Ndikimi rus në Evropë është më i fortë në Serbi dhe në Republika Srpska: Dodiku është paralajmëruar, Vuçiqi është paralajmëruar. Hungaria, për të njëjtën arsye, do t’i ekspozohet (nëse kjo nuk ka ndodhur tashmë) një lloji të sanksioneve në heshtje. Prishtina do të duhet të tregojë një gatishmëri më të madhe për krijimin  (formalisht) të ‘bashkësisë së komunave me shumicë serbe të popullsisë’, ndërsa Beogradi të shpërbëjë në heshtje rrjetin e vet në veri të Kosovës, nga Universiteti e tutje,”– ka thënë Çanak për kdp.mk.

“Vizitën e drejtorit të CIA-s, William Burns në rajon dhe arsyet e vizitës, si dhe takimet të cilat i pati Burns, e shpjegon më së miri TAKIMI që nuk ndodhi. Drejtori i CIA-s nuk u takua me “njeriun e fortë të Republika Srpskas”, Milorad Dodikun, e megjithatë, të njëjtën ditë Dodiku bëri një kthesë totale përkitazi me gjithë atë që ka folur viteve të fundit në lidhje me “ndarjen e RS nga Bosnja dhe Hercegovina”.

Asnjë gjurmë nga idetë secesioniste, as nga krijimi i “bashkësisë së vendeve  serbe”, asnjë përmendje e Rusisë ose BRICS-së. Burns nuk erdhi për të biseduar por për të njoftuar. Kurse ajo që ai e kumtoi lidhet me zgjidhjen e një sërë nyjeve shumëvjeçare ballkanike në mënyrën e parë prej kohësh – amerikane. Me  paralajmërimin se çfarë do të ndodhë nëse vazhdohet me destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

SHBA ka shumë probleme në planet: nga Ukraina dhe (për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore) trupat e huaja në territorin e Rusisë (që nuk mund të ndodhte pa pëlqimin, të paktën të heshtur, të SHBA-së), deri në Lindjen e e Mesme të ndezur, zjarri i së cilës mund të përhapet lehtësisht.

Amerika ka shumë probleme të veta të brendshme, simptoma më e dukshme e të cilave është rikandidimi për President i kandidatit prorus Donald Trump dhe mbështetja që ai ashiqare e ka. Kjo është arsyeja pse gjërat duhet të zgjidhen shpejt dhe me efikasitet, kurse CIA edhe është një mjet për operacione të tilla. Ndikimi rus në Evropë është më i fortë në Serbi dhe në Republika Srpska: Dodiku është paralajmëruar, Vuçiqi është paralajmëruar. Hungaria, për të njëjtën arsye, do t’i ekspozohet (nëse kjo nuk ka ndodhur tashmë) një lloji të sanksioneve në heshtje. Prishtina do të duhet të tregojë një gatishmëri më të madhe për krijimin  (formalisht) të “bashkësisë së komunave me shumicë serbe të popullsisë”, ndërsa Beogradi të shpërbëjë në heshtje rrjetin e vet në veri të Kosovës, nga Universiteti e tutje. Kjo vizitë shënoi, me pak fjalë, se lufta e Perëndimit me Rusinë e Putinit ka hyrë në fazën tjetër në të cilën nuk ka më doreza”, – përfundon Nenad Çanak./KDP/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments