KFOR po monitoron kufirin e Kosovës me Serbinë me anë të helikopterëve.
Misioni ka thënë se këto aktivitete ndihmojnë në promovimin e sigurisë së qëndrueshme për të gjitha komunitetet dhe për të konsoliduar stabilitetin.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, duke patrulluar nga ajri vijën kufitare të Kosovës për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, lexohet në njoftim.
“KFOR-i vepron si reaguesi i tretë i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), të cilët janë përkatësisht reaguesi i parë dhe i dytë i sigurisë”, thekson misioni KFOR-it.