Thank you for reading this post, don’t forget to subscribe!
1.
Qaj moj Shqiperi-djepi i kreshnikeve,
se t’u shua sot fisniku i fisnikeve,
shkoi Hysni Milloshi si ylli ne re,
ai qe te deshte me shume nga gjithe ne!
2.
Qaje sot poetin mos e ndal vajtimin,
Hysniu kaloi malin e Naimit,
ne vargjet e tij xhevaire rodhen,
po famen s’ja njohen-po famen ja vodhen!
3.
Qe nje nga gjigandet qe lindi Atdheu,
para historise porsi Prometheu,
ja hengren melcine korbat me te zinj,
se kishte ne zemer zjarr e dhe florinj!
4.
Para tija skuqej vete ndershmeria,
koken madheshtore ulte dituria,
kryehymn i tij ishte vec liria,
ndersa kryekenga ishte dashuria!
5.
Rralle te tille njerez vine ne kete toke,
kush e njih nga afer e donte me koke,
jo gjithkush ja dinte atij te verteten,
per mikun dhe shokun ai falte jeten!
6.
Une s’njoh e s’do njoh me te madh krenar,
vetem edhe vetem se qe shqipetar,
te thjeshte si ai me s’lindin tek ne,
aq sa c’ish i thjeshte qe dhe Korife!
7.
Qe shqiponje mali derdhur ne celik,
armik i betuar me cdo zvarranik,
po Hysni Milloshi krenar i krenareve,
jetoi me mundim kohen e zuzareve!
8.
Jetoi me mundime kete kohe pise,
dhe per drejtesine s’beri kompromise,
dhe s’e uli koken dhe s’e uli fleten,
kur mbeti ne lufte vetem nje i vetem!
9.
Qaj moj Shqiperi burrin sypatrembur,
ne librat zyrtare s’kane per ta permendur,
s’kane per ta permendur birin e Anteut,
po Ai shkroi emrin ne balle te Atdheut!
10.
Qaj e mos pusho kurre moj vegjeli,
se ai te vlente nje mal me flori,
fjale e tija ishte drite edhe shpate,
vete ylli i ndezur ne te gjaten nate!
11.
Mua me genjeve pabesisht me ike,
se te tradhetoi ty zemra krishnike,
kam une miq e shok dashamires plot,
por ty mor i shtrenjte s’te zevendesoj dot!
12.
Asgje nuk na ndante cdo gje na bashkonte,
me nje ritem zjarri zemra na punonte,
ne nje himn e kthenim ne edhe fanfaren,
marrezisht e deshem te ty Cegevaren!
–
18 Gusht 2012