3.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBDI: MPB dhe prokuroria t’i marrin në pyetje dhe liderët e VLEN-it!...

BDI: MPB dhe prokuroria t’i marrin në pyetje dhe liderët e VLEN-it! VLEN: BDI është në panik nga përgjegjësia penale…

Për rastin e Blerim Ramadanit janë përplasur edhe partitë politike shqiptare në vend. VLEN-i akuzoi LSDM se me paraqitjet e tyre publike rreth rastit të Ramadanit po luajn rolin e zëdhënësit të BDI-së ndërkaq BDI ka  kërkuar që  MPB dhe Prokuroria t’i marrin në pyetje edhe liderët e VLENI-it, Izet Mexhiti dhe Arben Taravari, pasi ata publikishtë u lavdruan se meriut e tyre është “lirimi” i Ramadanit.

BDI

“Me postime lavdëruese në profilet e tyre në Facebook, xhentëllmeni dhe ndërtuesi sipërmarrës Izet Mexhiti dhe doktor % Arben Taravari, nxituan t’i marrin meritat për “lirimin” e ish ushtarit të UÇK-së.  MPB dhe Prokuroria duhet t’i marrë në pyetje dhe t’i mban të përgjegjshëm për rolin e tyre në “lirimin” e Ramadanit!  A pajtohen në veçanti Mexhiti, por edhe Taravari, Kasami, Gashi, Qoku, me VMRO DPMNE që gjykatësi Pajazit Pajaziti është përgjegjës për ikjen? Apo konsiderojnë që përgjegjësi ka MPB si në gjithë botën? Si e komentojnë Mexhiti, por edhe Taravari, Kasami, Gashi, Qoku vendimin e Gjykatës Supreme që rrezikon të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që të ekstradohen në Serbi?”.

Ndërkaq nga VLEN, kanë akuzuar BDI-në se, u përpoq të siguronte ekstradimin e Blerim Ramadanit në Serbi për të krijuar tensione dhe  tani po i servon informacione të rreme LSDM-së. Ata shtuan se, BDI po e përdor LSDM si zëdhënës të vetin.

VLEN

“Dhe kështu, dëshpërimi për vëmendje mediatike e bën të vetën. Ata mendojnë se me rrëfime të tilla gjoja bombastike do të mbulojnë dobësitë e tyre të brendshme. Prandaj, i themi LSDM-së dhe BDI-së të mos sillen sipas asaj fjalës “pula e uritur, ëndërron misër”! Le të presin vendimin përfundimtar të gjykatave për ekstradimin përpara se të dalin me absurditete. Dhe mund të jenë plotësisht të sigurt se koalicioni qeveritar nuk mund të tronditet nga struktura të zhytura deri në fyt në korrupsion politik, të cilat janë në një frikë panike nga përgjegjësia penale”.

Për rastin Ramadani Mexhiti dhe Taravri u lavdrua se fal angazhimit të tyre atij i ishte ndryshuar masa e paraburgimit efektiv në paraburgim shtëpiak ndërsa pak ditë më pas gjykata ndryshoj mendjen ndërsa Ramadani u arratis nga paraburgimi shtëpiak. /tvklan.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments