3.7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeU paralajmërua ulja e çmimeve deri në 75% për shërbimet kadastrale në...

U paralajmërua ulja e çmimeve deri në 75% për shërbimet kadastrale në RMV

Drejtori i Agjencisë së Kadastrës së Patundshmërive Ivan Zhivkovski, pas takimit me kryeministrin Hristijan Mickoski, tha se ka paraqitur propozim për uljen e tarifave, përkatësisht që së shpejti të ulen çmimet e shërbimeve deri në 75 përqind.

“Për shembull, nëse lidhni kontratë për shitblerjen e një apartamenti, duhet të regjistroni në kadastër 4 dokumente pronësie: për banesën, tokën nën pallat, hapësirat e përbashkëta dhe parkingun. Për këtë për momentin paguhen 5.000 denarë, por me ndryshimet në tarifë qytetarët do të duhet të paguajnë vetëm 1.250 denarë në bazë ligjore, që paraqet ulje prej 75 përqind të kësaj tarife”, sqaroi Zhivkovski.

Gjithashtu, ai informoi se do të ketë ulje për procedurat e testamentit dhe marrëveshjet e trashëgimisë, ku pagesa do të jetë 1250 denarë në bazë ligjore, pavarësisht nga numri i dokumenteve pronësore në komunën kadastrale. Deri më tani për çdo dokument pronësie është paguar 1250 denarë.

Propozimi erdhi si përgjigje ndaj rritjes së çmimeve në shkurt 2024.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments