17.6 C
Tetovo
E mërkurë, 25 Shtator, 2024
BallinaLajmeBotaGjermani, rritet niveli i sigurisë në bazën e NATO-s për shkak të...

Gjermani, rritet niveli i sigurisë në bazën e NATO-s për shkak të ‘kërcënimit të mundshëm’

Baza e NATO-s në qytetin gjerman të Geilenkirchen ka ngritur nivelin e saj të sigurisë “bazuar në informacionin për ekzistencën e një kërcënimi të mundshëm”, njoftoi ajo gjatë natës përmes platformës X.

“Të gjithë punëtorët jo thelbësorë janë dërguar në shtëpi si masë paraprake,” thuhet në deklaratën e lëshuar nga baza ushtarake, megjithatë, pa sqarime të mëtejshme. “Siguria e stafit tonë është një prioritet kryesor. Operacionet (në bazë) do të vazhdojnë normalisht”.

Javën e kaluar ka ndodhur një incident në një tjetër bazë të NATO-s në Gjermani, këtë herë në Këln ku është vendosur edhe flota e avionëve zbulues AWACS, duke bërë që ajo të mbyllet përkohësisht.

Autoritetet po hetonin sabotimin e mundshëm të furnizimit me ujë. Në fund, kontrollet e kryera rezultuan se uji i rubinetit nuk ishte i ndotur, theksuan forcat e armatosura gjermane (Bundeswehr).

Një tentativë depërtimi u raportua në bazën Geilenkirchen në të njëjtën ditë, duke çuar në kërkime të gjera në të gjitha zonat.

NATO ka paralajmëruar më parë për një fushatë veprimesh armiqësore nga Rusia, duke përfshirë sulme kibernetike dhe akte sabotimi.

Në prill, dy ruso-gjermanë u arrestuan në Gjermani me dyshimin për planifikimin e akteve të sabotimit kundër instalimeve ushtarake amerikane në vend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments