4.6 C
Tetovo
E hënë, 18 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti takoi ambasadorin e Francës: Legjitimiteti cenohet rëndë nga pushteti monoetnik,...

Ali Ahmeti takoi ambasadorin e Francës: Legjitimiteti cenohet rëndë nga pushteti monoetnik, BDI nuk është pjesë e skenareve destabilizuese.

“Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot në selinë e partisë në Tetovë është takuar me ambasadorin e Francës në vend, z. Cyril Baumgartner.

Bashkëbiseduesit diskutuan për zhvillimet politike në vend dhe rajon, integrimet evropiane dhe amendamentet kushtetuese, frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe legjitimitetin.

Presidenti Ahmeti ritheksoi mbështetjen e madhe të Bashkimit Demokratik për Integrim për ndryshimet kushtetuese në përputhje me Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë për përfshirjen e komunitetit bullgar në Kushtetutë, e cila do të zhbllokojë rrugën drejt Bashkimit Evropian, por u shpreh se emri kushtetues dhe Marrëveshja e Gjumit me Greqinë.

Z. Ahmeti foli për frymën e Marrëveshjes së Ohrit, të garantuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila cenon rëndë pushtetin me legjitimitet monoetnik.

Legjitimiteti rrjedh nga zgjedhjet që shprehin vullnetin demokratik të popullit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre, veçanërisht në shoqëritë multietnike ku partitë janë të organizuara mbi baza etnike.

Humbësit e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare nuk janë përfaqësues legjitimë të popullit shqiptar, por janë shërbëtorë të VMRO-së dhe shkatërrojnë çdo arritje në drejtim të barazisë.

Sa i përket situatës së sigurisë, z. Ahmeti paralajmëroi për mashtrimin e madh të qeverisë për të inskenuar skenarë destabilizues për të defokusuar opinionin nga dështimet e mëdha dhe skandalet e panumërta e të përditshme të qeverisë së paaftë. BDI nuk është pjesë e asnjë skenari destabilizues dhe refuzon çdo tendencë konspirative të qeverisë”, thuhet në një deklaratë të BDI-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments