Kryeministri Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes për rolin e Blerim Ramadanit në Maqedoni dhe nëse gjyqtari Pajaziti duhet të përgjigjet, tha se ai është gjyqtari i preferuar i LSDM-së dhe BDI-së.
“Ai është gjyqtar i preferuar i LSDM-së dhe BDI-së dhe e ka dëshmuar veten me vendimet e tij në të kaluarën. Pajazit Pajaziti është një gjyqtar i cili në të kaluarën ka bërë shumë gjykime të tilla të cilat janë të diskutueshme. Dhe ia lë Këshillit Gjyqësor që të vendos se çfarë do të bëjë më pas me karrierën gjyqësore të gjyqtarit Pajazit Pajaziti”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër./ Alsat.mk