10.1 C
Tetovo
E hënë, 18 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMickoski tërhiqet nga paralajmërimet për destabilizim: Nuk kemi për qëllim të merremi...

Mickoski tërhiqet nga paralajmërimet për destabilizim: Nuk kemi për qëllim të merremi me “skenarë të errët”, duam progres

Nuk kemi ndër mend të merremi me “skenarë të errët”, por dëshirojmë progres, porositi sot kryeministri Hristian Mickoski në pyetjen e gazetarëve për akuzat nga ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi se BDI është përgjuar me urdhër të pushtetit.

Mickoski deklaroi se është joserioze të komentojë deklarata të individëve, ish-politikanëve dhe kërkoi që përgjigjet të kërkohen nga institucionet.

“Ka kohë që ka kaluar anarkia këtu tek ne në Maqedoni me formimin e Qeverisë së re. Politikanët të cilët i keqpërdornin institucionet, shkuan në histori, në anën e errrët të historisë. Kjo Qeveri, e kryesuar nga VMRO-DPMNE, ka për detyrë reformën, ta kthejë shpresën tek qytetarët. Nuk kemi ndër mend të merremi me skenarë të tillë të errët. Ata skenarë të errët ua lëmë atyre të cilët bënin sport, loznin futboll dhe basketboll në zyra, të cilët blinin qendra tregtare, të cilët ndërtonin perandori në kurriz të qytetarëve, të cilët i grabitnin qytetarët, hapnin fabrika me marihuanë, u jepnin pasaporta kriminelëve të botës dhe narko dilerëve etj.”, theksoi Mickoski pas vendosjes së gur-themelit për ndërtimin e tregut të ri të qytetit në komunën e Negotinës.

Kryeministri porossiti se dëshirojnë të shohin përpara dhe dëshirojnë progres.

“Neve na interesojnë tregje të reja,m bulevarde të reja, autostrada të reja, investime të reja, subvencione, pensione më të larta. Ky është interesi i kësaj Qeverie. Deklarata të të margjinalizuarve të këtillë politik nuk do t’i komentoja2, potencoi Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments