15.3 C
Tetovo
E premte, 20 Shtator, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti u takua me ambasadorin bullgar Angelov: Pretendimet e rrejshme të...

Ali Ahmeti u takua me ambasadorin bullgar Angelov: Pretendimet e rrejshme të Mickoskit për destabilizimin po bëhen skenarë të rrezikshëm

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka pritur në selinë e partisë në Tetovë ambasadorin bullgar në Shkup, Angel Angelov.

“Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për Korridorin 8, rrugën dhe hekurudhat, ndryshimet kushtetuese, marrëveshjet kyçe shtetërore, Ohrin, Prespën dhe fqinjësinë e mirë me Bullgarinë, integrimin evropian, sanksionimin e legjitimitetit zgjedhor etj.

Ahmeti fillimisht shpjegoi frymën e Marrëveshjes së Ohrit duke e informuar ambasadorin për draft platformën e legjitimitetit të përgatitur nga autori i Marrëveshjes së Ohrit, Paul Williams, si dhe për mendimet e ekspertëve vendorë.

Gjithashtu, në takimet me qytetarët, Ahmeti ka folur për aktivitetet që BDI dhe Fronti Evropian do të ndërmarrin në mbrojtje të legjitimitetit nga shtatori.

Në të njëjtën kohë, z. Ahmeti theksoi se BDI është parti shtetformuese dhe pretendimet e kryeministrit Mickovski për skenarë destabilizimi janë të pavërteta dhe paraqesin skenarë të qëllimshëm dhe të rrezikshëm qeveritarë për akuza, me qëllim të defokusimit të opinionit nga mungesa e rezultateve dhe skandalet e përditshme të qeverisë.

BDI e ka dëshmuar kontributin e saj në stabilitet dhe siguri dhe kundërshton çdo përpjekje të inskenuar politike për destabilizimin dhe u bën thirrje shqiptarëve dhe të tjerëve që të mos bien pre e provokimeve të pushtetit pa legjitimitet etnik.

Ahmeti ka kujtuar premtimin e të humburve në zgjedhjet për ndryshime kushtetuese për 6 muaj dhe tha se BDI mbetet e përkushtuar për integrimet evropiane.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se Korridori 8 është prioritet rajonal dhe euro-amerikan, andaj Qeveria duhet të vazhdojë pa vonesë me projektet e lidhjes rrugore dhe hekurudhore”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments