“VLEN” propozon amandament kushtetues me të cilin do të jepet bazë kushtetuese për revizion të të gjitha procedurave juridike për persona të zgjedhur dhe të emëruar, të mëparshëm dhe të tnaishëm, të cilat janë ndërprerë për shkak të vjetërsisë së përgjegjësisë së mundshme penale. Propozimi i këtillë i partnerit shqiptar të koalicionit në Qeveri, vjen pasi që BDI opozitare kërkoi veting të monitoruar ndërkombëtar për secilin politikan në 30 vitet e fundit.
Një nga prioritetet krysore të Qeverisë, në pajtim me Programin për punë të Qeverisë 2024-2028, parashtruar në Kuvend nga Hristian Mickoski, është ripërtëritja e besimit në institucionet e pushtetit, eliminimi i korrupsionit dhe sigurimi i sundimit të së drejtës. Qeveria, siç paralajmëron në program, do të inicojë miratim të një Kodi tërësisht të ri penal sipas shembullit të disa sistemeve juridike të njohura për ne, Ligj për prokurori publike, Ligj për gjykatat, Ligj për Këshillin gjyqësor, Ligj për procedurë penale, Ligj për Këshill të prokurorëve publike dhe ligje të tjera të domosdoshme.
Koalicioni “VLEN”, ndërkaq, dje paralajmëroi amandament kushtetues me të cilin ligjet do të mund të kenë veprim kthyes edhe në rastet e lidhura me vjetërsimin e procedurës penale për krime të kryera nga ana e personave të zgjehdur dhe të emëruar. Sipas tyre, ky amandament do ta afrojë shtetin një hap të madh drejt integrimeve në BE.
Duke marrë parasysh se BDI-ja opozitare dëshiron t’i hedh hi syve të opinionit me propozime për veting ndërkombëtar për të gjithë politikanët gjatë 30 viteve të fundit, VLEN riafirmon propozi
Siç informoi në konferencë prë shtyp zëdhënësi i “VLEN”-it, Fari Hiseni, amandamenti i propozuar, i cili ka të bëjë me nenin 52 të Kushtetutës, do të jetë bazë dhe do të hapë mundësi me ndryshime dhe plotësim të nenit të ri – 112a në Kodin penal të parashihet dispozita me të cilën veprat e mundshme penale të kryera nga persona të zgjedhur dhe të emëruar të cilat janë kategorizuar si vepra penale kundër detyrës zyrtare asnjëherë të mos vjetërsohen. Që, siç shtoi nënkupton edhe zgjerim të përfshirjes së konfiskimit të pronës së përfituar në mënyrë të kundërligjshme e shkruar presonave të tretë.
Lidhur me çështjen se kur mund të pritet ky amandament kushtetues, u përgjigj se do të ketë diskutim të gjerë nga i cili do të duhet të dalë përmbajtje më adekuate.