Një grup protestuesish pro-palestinezë ndërprenë kandidaten demokrate për presidente Kamala Harris gjatë fjalimit të saj gjatë një tubimi mbrëmjen e 7 gushtit.
Teksa ishte në gjysmën e fjalimit, disa protestues filluan të brohorasin, “Kamala, Kamala nuk mund të fshihesh! Ne nuk do të votojmë për gjenocid.”
Harris fillimisht i pranoi protestuesit duke pohuar të drejtën e protestuesve për të shprehur mendimet e tyre, ndërsa ata përpiqeshin ta kritikonin atë.
“Unë jam këtu sepse ne besojmë në demokraci. Zëri i të gjithëve ka rëndësi. Por unë po flas tani. Unë jam duke folur tani”, iu drejtua Kamala protestuesve pro-palestinezë.
Ndërsa ata vazhdonin të brohorisnin, toni i Harris u bë më i fortë.
“E dini çfarë? Nëse dëshironi që Donald Trump të fitojë, atëherë vazhdojeni këtë. Përndryshe, unë po flas”, tha Harris.